Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka komentuar situatën e Covid-19 në vendin tonë, ku prej ditësh, numri i rasteve pozitive me virus është shumë i lartë. Ministrja tha se Covid-19 po prek edhe fëmijët.
Manastirliu u shpreh se ka një rritje të rasteve në vend, po ashtu edhe të numrit të viktimave.
Pjesë nga intervista
“Ka një rritje të incidencës , rritje së rasteve pozitive, po ashtu kemi edhe rritje të rasteve të fataliteteve dhe një pjesë e madhe e tyre nuk janë të vaksinuar. Sikurse alerti është vendosur nga OBSH edhe në Shqipëri i gjithë sistemi shëndetësor është ën gatishmëri për të bërë të mundur ndërgjegjësimin e qytetarëve.”, tha ajo.
A ka prezencë të varianteve të reja?
Manastirliu: Kanë dyshime të arsyeshme që edhe në Shqipëri kanë mbërritur nën variante të OMICRON, ende nuk kemi një konfirmim nga laboratorë të referencës, por fakti që kemi një transmetueshmëri të lartë i dedikohet nën varianteve si BA4, Ba5.
Sa kohë merr konfirmimi?
Manastirliu: Kryhet sekuencimi genomik dhe në laboratorë të referencës ka shumë vende që çojnë kampionë të tyre dhe kjo merr kohën e vet, një javë apo më shumë. Por edhe vetë marrja e kampionëve bëhet sipas një metodologjie të përcaktuar. Ne kemi edhe një alert të ngritur nga shërbimi pediatrik në spitalin nënë Tereza, pasi gjatë këtyre javëve janë paraqitur me simptoma të COVID, apo Omicron. Ka raste kur nuk janë bërë dozat përforcuese…