Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ditën e shtunë do të mbërrijë sasia e radhës së dozave të vaksinës nga AstraZeneca, që Shqipëria i përfiton nëpërmjet mekanizmit COVAX. Ky lajm është përcjellë prej saj, teksa ishte duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në Kamëz.
“Ditën e shtunë vijnë dhe 40 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX”, tha Manastirliu. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kryeministri Rama njoftoi se sot Shqipëria do të arrijë në kuotën e 300 mijë vaksinimeve në rang vendi, e ndërsa në fundjavë, do të nisë vaksinimi i operatorëve turistik. Kjo me qëllim që të lehtësohet sezoni turistik, për të pasur një verë pa kufizime.
“Sot kalojmë mbi 300.000 vaksinime të kryera, dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, tha Rama.