Manastirliu në parlament: Do vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në parlament se të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të pajisen me ‘Greenpass’, certifikatë vaksinimi, për të hyrë në lokale.

Manastirliu tha se në shumë vende europiane qytetarët futen në restorante dhe në bare vetëm nëse kanë Greenpass.

Si hyet në një restorant, bar, në Europë. A futet me Greenpass? Po, do e vendosim dhe ne, e vendosëm dhe në universitete. Për qytetarët është e rëndësishme, që ne kemi pika vaksinimi në çdo qendër shëndetësore, dhe në universitete. Do të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit’- tha Manastirliu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *