Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu , ka publikuar në rrjetet sociale shifrat e vaksinimit. Ajo ka treguar se deri më tani janë kryer mbi 470 mijë vaksinime.
Manastirliu shprehet se do të vazhdohet vaksinimi, derisa të vaksinohet edhe qytetari i fundit.
Postimi i Ogerta Manastirliut:
Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Ia kemi dalë të kryejmë mbi 470 mijë vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar?
#ShqipëriaBuzëqesh☀️