Mançester Junajtid duket se nuk kërkon të dorëzohet në merkato, me trajnerin Erik Ten Hag që ka një plan të qartë për lojtarët që kërkon të afrojë. Holandzi kërkon të ribashkohet me një tjetër futbollist që ka pasur te Ajaksi dhe bëhet fjalë për Serxhinjo Dest.
Amerikani nuk po kalon një moment të mirë në Katalunjë, me trajnerin Çavi që nuk e ka në planet e tij.
Siç bën me dije gazeta spanjolle “Sport”, “Djajtë e Kuq” janë interesuar për shërbimet e Dest, me Barçën që i ka kërkuar 20 milionë euro për kartonin e tij, gjithmonë nëse dhe lojtari do të pranojë.