Manchester City ka bërë një gjest të veçantë, teksa ka pranuar në ekip një refugjat ukrainas të stërvitet me grupin.
Bëhet fjalë për Andrii Kravchuk, një refugjat ukrainas i cili do të lejohet të stërvitet me skuadrën e Cityt, pasi Premier League ka aprovuar kërkesën e citizenëve.
Këtë gjest human e filloi ukrainasi Oleksandr Zinchenko, i cili i doli në ndihmë Andrii, që dikur kishin qenë shokë skuadre te Shakhtar.
Ukrainasi ishte në kampion stërvitor në Turqi me ekipin e tij rus Torpedo Moscow, kur filloi sulmi rus ndaj Ukrainës.
“Ndihesha tejet i parehatshëm. Isha duke luajtur në një ekip, i të cilit filloi pushtimin në atdheun tim. Populli ukrainas nuk do të më kuptonte mua nëse do vazhdoja të luaja në Rusi”, tha Kravchuk.
Mesfushori ka shkëputur kontratën e tij me ekipin rus dhe ka udhëtuar drejt Manchesterit, aty ku do të stërvitet me ekipin e grupmoshave U23 të Cityt, për pjesën e mbetur të sezonit.