Manchester United/ “Djajtë” e nisin Premier League me shumë mungesa

Erik ten Hag ka mbikëqyrur sezonin më emocionues në Old Trafford në më shumë se një dekadë.

 

Manchester United tashmë ka ngritur Kupën Carabao dhe synon të shtojë FA Cup dhe Europa League në kabinetin e tyre të trofeve.

 

Ata po kthehen gjithashtu në top-katërshe, por ende përballen  me Liverpool dhe Newcastle për të siguruar një biletë në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, skuadra ka pësuar disa pengesa gjatë rrugës, si dhe disa dëmtime.

Disa lojtarë të rëndësishëm do të mungojnë për disa kohë, gjë që ja vëshirëson teknikut holandez qëndrueshmërinë e rezultateve.

Anësori Alejandro Garnacho e ka ndezur sezonin e United , por pati skena shqetësuese në ndeshjen me Southampton më 12 mars pas një ndërhyrjeje nga Kyle Walker-Peters.

Raphael Varane gjithashtu kishte një dëmtim “të vogël”, por qendërmbrojtësi kishte luksin e pushimit gjatë kualifikuese Euro 2024 dhe ishte në gjendje të pushonte e të rikuperohej.

Casemiro është plotësisht në formë, por ai nuk mund të luajë në katër ndeshjet e ardhshme për shkak të pezullimit pasi u ndëshkua me karton të kuq kundër Southampton-it

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *