Manchester United është I gatshëm t’i paguajë Benfikës më shumë për të blerë Goncalo Ramos këtë verë sesa pagoi Juventusin për të nënshkruar me Paul Pogba në 2016.
Erik ten Hag po konsideron një lëvizje 70-100 milionë paundë për Ramos këtë verë, sipas The Mirror.
Hat-triku i sulmuesit në Kupën e Botës për Portugalinë dhe sezoni me 17 gola në ligë në Benfica e kanë bërë atë një objektiv kryesor të Djajve të Kuq dhe pronësia e re mund ta sjellë atë si një nënshkrim, veçanërisht nëse ata humbasin Harry Kane.
Benfica vazhdon të bëjë fitime masive nga shitja e lojtarëve të saj të rinj, pasi ka korrur sukses duke shitur Darwin Nunez, Enzo Fernandez dhe Joao Felix për qindra miliona paund në total vitet e fundit.