Manchester United është në kërkim të një sulmuesi. Mediat angleze raportojnë se “Djajtë e Kuq” janë afër arritjes së një marrëveshje me Ajax për transferimin e brazilianit Antony.
Klubi nga Manchesteri do të paguajë të kampionët e Hollandës një shifër që shkon deri tek 100 milionë euro. Vendimtare do të jenë orët e ardhshme, me trajnerin e United, Ten Hag që do ketë në skuadër lojtarin e preferuar. Antony në sezonin e kaluar luajti 23 ndeshje, ku shënoi 8 gola dhe asistoi 4 herë.