Manchesteri ‘merr ngjyrë’ të kuqe; United përmbys City-n

Manchester United fitoi me rezultatin 2-1 me Manchester City në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Premier League. Të kuqtë e Erik ten Hag përmbysën djemtë e Guardiolës, duke marrë tri pikë në “Old Trafford”. Në praninë e 75 mijë tifozëve ata iu afruan City-t në renditje.

Në pjesën e parë skuadrat nuk mundën të shënonin, teksa festa ishte rezervuar për pjesën e dytë të lojës. Gjithçka nisi në minutën e 60 kur asisti i De Bruyne u shfrytëzua bukur nga Grealish dhe Manchester City-n kaloi në avantazh. Në minutën e 78 Bruno Fernandes vendosi ekuilibrat në barazimin 1-1, United festuan sërish në minutën e 82, me Marcus Rashford që çoi peshë stadiumin.

Me këtë fitore, United shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e tretë, vetëm një pikë më pak se City që mban vendin e dytë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *