Mancini/ Ndeshja Napoli-Milan do të luhet ndryshe në Champions League

 

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini beson se Napoli mund ta mposht Milanin në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, pavarësisht humbjes nga kuqezinjtë 4-0 të dielën.

 

Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen nuk u paraqit në përballjen me Napolin për shkak të lëndimit.

 

Një dygolësh nga Rafael Leao dhe një gol nga Brahim Diaz dhe Alexis Saalemaekers i dhanë Milanit fitoren e madhe.

 

Por Mancini është i mendimit se fitorja e Milanit ndaj Napolit nuk u jep atyre një avantazh në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

 

“Unë mendoj se Liga e Kampionëve është ndryshe edhe nëse Milani ka luajtur një lojë të shkëlqyer dhe e meriton të fitojë”.

“Në fund të fundit Napoli nuk mund të fitojë  të gjitha ndeshjet.”

 

Napoli ka 71 pikë nga 28 ndeshje në Serie A dhe është në vendin e parë në divizion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *