Tekniku, ka thënë se shpreson që De Bruyne dhe Eden Hazard, të cilët dolën të lënduar nga sfida me Portugalinë, të jenë në fushë ndaj tyre.
“Shpresoj shumë që të dy yjet të jenë në fushë nesër, por jam i sigurt që Belgjika po përgatit një ndeshje të mirë, ashtu sikurse dhe ne”, ka thënë italiani.
Gjithashtu Mançini ka ulur me këmbë në tokë të tijët, duke thënë se pas 120 minutave të lodhshme ndaj Austrisë, Belgjika, nuk është një mur i thjeshtë për tu kaluar.
“Ndeshjet si ajo me Austrinë na bëjnë më të fortë. Ne kemi vuajtur, por kemi gjuajtur në portë plot 26 herë. Ka pasur momente të vështira, por në fund fituam. Ne po përballemi me ekipin më të mirë në Evropë, ata janë në krye të renditjes së UEFA-s, e kjo jo pa qëllim. Tani nuk ka sfida të lehta, të gjitha sfidat luhen për t’u fituar dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë”, tha Mançini.
/Priza.al/