`Mandati i 3` Rama konfirmon në detyrë Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballën: Të dy kanë punuar fort

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme deputetët e vjetër dhe ato të rinj të dalë pas 25 prillit në Pallatin e Brigadave. Fjalën Rama e ka nsiur me Gramoz Rucin duke thënë se askush nuk do ta zërë vendin e tij.

Taulant Balla dhe Elisa Spiropali do vazhdojnë të jenë në po të njëjtat poste ku shërbyen mandatin e dytë, edhe në atë të tretë të qeverisë së socialistëve.

Përkatësisht Balla do mbajë postin e kreut të grupit parlamentar të PS, ndërkohë që Spiropali do vazhdojë të jetë ministre për Marrëdhënie për Parlamentin.

“Do të ndalem në një falenderim të veçantë për ministren Elisa Spiropali dhe për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Të dy kanë punuar fort. Taulant e ka udhëhequr grupin me një frymë fantastike, Elisa e ushtruar detyrën e saj me mjaft efikasitet, të dy e meritojnë një falenderim të veçantë së bashku me konfirmimin e tyre në detyrë për mandatin e tretë.

Taulanti ka punuar me përkushtim duke drejtuar grupin me aftësi dhe këmbëngulje të spikatur për hir të së vërtetës dhe në ditë të vështira, po ashtu edhe Elisa ka qenë e përkushtuar në rolin e saj aspak të lehtë duke lehtësuar rolin e qeverisë me parlamentin si dhe duke përfaqësuar qeverinë me aftësi e efikasitet në debatet parlamentare.

Prandaj besoj që të dy meritojnë një falenderim të veçantë së bashku me konfirmimin e tyre në detyrë për mandatin e tretë dhe do ta kenë të plotë mbështetjen tonë për ta çuar në një nivel tjetër performancën e PS në një nivel tjetër në funksion të qasjes së re për të cilën u përpoqa të flas më lart,” tha kryeministri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *