Në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur sot seanca për shqyrtimin e kërkesave të PD, lidhur me mandatin e ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka dhënë një deklaratë jashtë dyerve të Gjykatës, në të cilën ka shprehu se Xhaçka ka përfituar nga paratë publike.
“Ne besojmë se Gjykata Kushtetuese, ka krijuar një precedent, standard, atë që të heqë mandatin e deputetëve nëse këta përfitojnë nga prona publike. Nëse vendimi dhe nëse Gjykata do të jetë e drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe i ka të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur.
Ne jetojmë në një vend ku mungon drejtësia, ku njerëzit largohen se nuk ka drejtësi sepse mendojnë se njerëzit e pushtetshëm si Xhaçka janë mbi ligjin, të praprekshëm dhe nuk ndëshkohen. Kurse qytetarët e thjeshtë ndëshkohen padrejtësisht dhe të vetmen alternativë që kanë është ajo që të largohen nga vendi” – deklaroi Shehaj.
Ai ka theksuar se me deklaratat e tij nuk synon të ushtrojë presion mbi trupin gjykues.