Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një dhuratë që ka marrë nga skuadra e tij e zemrës, Juventus, me rastin e fitores së mandatit të tretë.
Bëhet fjalë për një fanelë me emrin e tij që mban numrin 3 (3 mandatet e PS).
Përmes një postimi, kreu i qeverisë iu ka dhënë një këshillë edhe tifozëve të Interit, që këta të fundit të sillen mirë si kampionë, ndërsa nuk e kursen as humorin, duke e lidhur këtë edhe me politikën.
Rama thekson se, “Interi” duhet të marrë shembullin e tij, që të ketë respekt për të mundurit.
“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë?
#GrazieJuve⚪️⚫️
*ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit?”,- shkruan Rama.
/Priza.al/