Mandati i “Vettingu-t”/ ONM sugjeron zgjatjen e mandatit të KPK-së: Të konsultohet me Komisionin e Venecias

RIVLERESIMI I ZAGANJORI NE KPK - Kryetari i Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore ndaj tij. Zaganjori po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij. /r/n/r/nREVALUATION OF ZAGANJORI AT IQC - Head of the Supreme Court Xhezair Zaganjori, during a session of the Independent Qualification Commission, IQC.

Operacioni Ndërkombëtar i Moniorimit ka mbështetur propozimin e maxhorancës për zgjatjen e mandatit kushtetues për trupën e KPK-së për vijimin e procesit të Vettingut.

Me anë të një njoftimi ONM-ja thekson se zgjatimi i mandatit duhet të bëhet nga autoritetet shqiptare, por gjithmonë në konsultim me Komisionin e Venecias.

“Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM-së nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit. Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Kjo do t’i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi. Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një shtrirjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me aktorët përkatës, përfshirë Komisionin e Venecias,”- thuhet në reagimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në Qershor të vitit të ardhshëm përfundon mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe i Komisionerëve publikë. Ideja e shumicës është që mandati të zgjatet deri në përfundim të të gjithë procesit të rivlerësimit, pasi deri më tani nuk ka mbaruar puna as për gjysmën e magjistratëve.

Por për zgjatjen e mandatit duhet edhe dakordësimi nga opozita. Nëse nuk bihet dakort për shtyrjen e mandatit atëherë rivlerësimi do të duhet të bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *