Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Belshit, Arif Tafani për vjedhje votash, ndërsa përfshin në këtë mes dhe bandat kriminale.
Në një reagim në ‘Facebook’, Sula ka publikuar disa foto ku shihet se si janë shënuar votat që i shkojnë kandidatit socialist, Tafani, që në fakt janë të pavlefshme për shkak të shenjave.
DENONCIMI I SULES
Fletet e votuara për Arif Tafanin në Belsh të shenjuara si bandat kriminale lëndën narkotike.
Vjedhja mbi 800 mijë euro (për të cilën ka një dosje në SPAK), vetëm te projekti i Rilindjes Urbane në Belsh, fryrja e administratës së bashkisë nuk i mjaftuan kandidatit të PS në Belsh për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve më 14 Maj.
Më poshtë do të shikoni fakte se si kryebashkiaku i PS ka përdorur të njëjtën skemë me shenjimin e votes, si bandat kriminale kokainën.
Këto fletë votimi janë numëruar si të vlefshme për z. TAFANI ndonëse ka elementë të qartë që identifikojnë votuesin. Për rastet kur z. 800 mijë euroshi nuk ka patur besim tek qytetarët që i intimidon me ndihmë ekonomike, ka kërkuar shenjime të veçanta për secilin votues të dyshuar.
Siç mund ta shikoni kutia përbri kandiatit në fletën e votimit është e shënjuar në mënyrë të veçantë për të identifikiar personin qe e di vetëm kryebashkiaku dhe patronazhisti.
Ky skandal më së pakti përmbush të gjitjë elementët që fletët të quheshin të pavlefshhme. Ndërsa ata të cilët i kanë numëruar si fletë të rregullta duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Në një bashki si Belshi ku kryebashkiaku ekzistues pretendon se ka fituar por me një rezultat shumë të ngushtë, këto shërbejmë si fakte të mjaftueshme për të patur rinumërim të të gjithave kutive të votimit, ato që janë konsideruer të vlefshme, ato të pavlefshmet dhe ato që janë të dyshimta.
Këto janë fakte të mjaftueshme për KAS të hënën që të vendos rihapjen e kutive për bashkinë Belsh. Pavarsisht çdo makinacioni të z. 800 mijë euroshi, banorët e bashkisë Belsh e kanë refuzuar dhe kanë vendosur për ndryshim. Këtë do e konfirmojë rihapja e kutive!
Ndërkohë të hënën do të faktohet me prova konkrete se si në shumë qendra votimi fletët e votimit ku qytetarët kanë votuar për kandidatin Bedri Qypi nuk është vendosur njëra nga vulat me qëllim për të bërë fletën e pavlefshme. Kjo është bërë te fletët e kandidatit për Kryetar Bashkie jo te fletët që është votuar për keshillin Bashkiak.