Manipuluan dokumentet për 2000 metra katror tokë, Gjykata e Durrësit merr vendimin për juristin dhe biznesmenin

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për juristin e Kadastrës, Mikel Zaho dhe biznesmenin Iljas Fisheku. Po ashtu, trupa gjykuese vendosi që të njëjtën masë sigurie të vendoste edhe ndaj Erion Alikos, ndërsa Rakip Haxhiu u la në masën e sigurisë, ”arrest në shtëpi”.

Të gjithë u arrestuan 2 ditë më parë, pas një hetimi 6 mujor nga prokuroria e Durrësit, pasi akuzohen për disa vepra penale. Përmes dokumenteve të falsifikuara dhe përdorimit të ‘photoshopit’ të arrestuarit kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme prej 2000 m2, tokë truall, dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare të Vrinjës.

Prona u la fiktivisht në emër të Alikos dhe Rakip Haxhiu, po që në realitet kjo pasuri e paluajtshme do të përfitohej nga biznesmeni Iljas Fisheku.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *