Manja çon në SPAK zyrtaren e lartë të Agjencisë së Pronave: E përfshirë në skema korrupsioni

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në cilësinë e koordinatorit kombëtar kundër korrupsionit, pritet të dorëzojë në SPAK kallëzim penal për drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi.

Në një deklaratë për mediat, Manja tha se drejtoresha është shkarkuar me kërkesë të tij ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi është kapur në dy skema korrupsioni në tjetërsimin e pronave.

“Ka dyshime për përfshirjen e zyrtarëve më të larta të Agjensisë për trajtimin e Pronave, pas një hetimi të gjatë zyrtarja më e lartë e Agjensisë së Pronave, rezulton e implikuar në korrupsion. Kam firmosur kallëzimin që do t’ia drejtoj SPAK-ut. E gjithë njësia që unë drejtoj, do të jetë në dispozicion të prokurorisë së posaçme. Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, përmes të cilave zyrtarët e trajtimit të pronave, janë përfshirë në skema tjetërsimi”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *