Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar vendimet e qeverisë të miratuara këtë të mërkurë.
Manjani tha se qeveria do të mbështesë të dënuarit politik duke i dhënë një masë dëmshpërblimi.
Sakaq theksoi se në këtë dëmshpërblim përfshihen jo vetëm ata që kanë vuajtur drejtpërdrejtë në kohën e komunizmit por dhe familjarët.
“Shpërblejmë ish të dënuarit politikë. Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit. Subjektet e përfitimit janë jo vetëm ata që e kanë vuajtur por dhe familjarët. Masa do paguhet me këste, ndonëse nuk i kthen aktet e kryera në periudhën e komunizmit. Tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të vuajtur. Do të ketë dhe vendime të tjera. Sakaq u miratua akti për problematikat lidhur me përmbarimin.