Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka takuar sot kryetaren e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi. Manja tha se kush thyen ligjin do të përgjigjet para ligjit, ndërsa ata që thyejnë besimin e qytetarëve nuk do jenë më në shërbim të tyre.
Ai thekson se për këdo që kryen shkelje të tilla, do të ketë vetëm një rrugë, përgjigjen para drejtësisë, si subjekt i organeve të specializuara të kontrollit dhe denoncimit në Ministrinë e Drejtësisë.
“Parimi im, një dhe i palëkundur është: Kush thyen ligjin, përgjigjet para ligjit; kush thyen besimin e qytetarëve, nuk duhet të jetë më në shërbim të tyre. Këtë diskutova sot edhe me kryetaren e Dhomës së Noterëve znj. Mimoza Sadushi, përsa i takon atyre personave që shërbimin ndaj njerëzve e kanë kthyer në pazar në kurriz të ligjit.
Për çdokënd të tillë, do të ketë vetëm një rrugë: Përgjigjen para drejtësisë, duke qenë subjekt i gjithë organeve të specializuara të kontrollit dhe denoncimit në Ministrinë e Drejtësisë”, shkruan Manja.
▫️ Parimi im, një dhe i palëkundur është: Kush thyen ligjin, përgjigjet para ligjit; kush thyen besimin e qytetarëve, nuk duhet të jetë më në shërbim të tyre ? pic.twitter.com/xACiK1c6Ji
— Ulsi Manja (@manja_ulsi) November 2, 2021
/Priza.al/