Juristi Ylli Manjani, është shprehur se, arrestimi i Fredi Belerit është një ngjarje e stisur për shkaqe politike.
Manjani u shpreh se, bëhet fjalë një ngjarje ku nuk ka prova, por vetëm deklarata.
‘Gjykata është nën hyqmin politik, shihni gjykatësit në sallën e gjyqit, ulin kokën. Duke folur për këtë çështje njerëzit dhe flasin, e ka dhe gjëra të tjera që nuk i them dot sepse janë konfidenciale.
Kjo është një ngjarje e stisur, fund e krye e stisur për qëllime politike. Pse duhet të ma thotë qeveria greke këtë gjë. Është si Gëllçi, Fullani etj., por pak më e rëndë sepse kjo, ka penguar njeriun të konkurrojë në zgjedhe. Futet dhe në burg, fiton dhe zgjedhjet dhe nuk lejon që të respektohet populli i Himarës.
Kush është mbi popullin e Himarës, cili SPAK është, cila gjykatë është mbi popullin.