Manjani: Gjykata e Apelit nga sot do të shndërrohet në një landfill dosjesh

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka propozuar që 78 gjyqtarë të jenë pjesë e trupës së Gjykatës së vetme të Apelit duke filluar nga data e sotme shkurt 2023, kur hyn në fuqi edhe harta e re gjyqësore.

Ky numër është i barabartë me organikën aktuale që duhet të kishte gjyqësori, por nuk zgjidh plotësimin e vakancave të krijuara prej vitesh. Më specifikisht fillimisht do jenë 25 gjyqtarë, nga 78 që është organika, por në krah të tyre do jenë edhe ndihmës ligjorë.

Me hartën e re gjyqësore, të gjitha çështjet të cilat nuk kanë asnjë datë për gjykim në apel, do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë. Ndërkohë janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi në Gjykatat e Apeleve në Tiranë apo në rrethe.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, tashmë Gjykata e Apelit në Tiranë do shndërrohet në një landfill dosjesh.

“Nga sot Gjykata e Apelit shndërrohet në landfill dosjesh gjyqësore.

Janë rreth 30 000 dosje të depozituara në “Landfillin e vetëm” të shtetit. Janë edhe rreth 15 000 të tilla në Gjykatën e vetme të Apelit Administrativ.

Kapaciteti “djegës” aty është i ulët. Kështu që kushdo që ka në dorë një vendim të gjykatës së shkallës së parë por të ankimuar në Apel, t’i pijë lëngun për ca vite.

A të keqen e reformës ore!

Meqë ra fjala, kot s’i fut një koncesion edhe Gjykatës së Apelit. T’ia japim zonjë Blair, p.sh. E qan ajo.

Harrohet dhe McGolja me këtë rast…”, shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *