Manjani: Lulzim Basha është përgjegjës për përçarjen e PD-së!

Nga Ylli Manjani

PD nuk rrezikon të përçahet, siç thonë disa analistë dhe tituj artikujsh, por të RRUDHET. TË SHKRIHET.

Përçarja si term përdoret kur dy ose më shumë pretendentë kanë anëtarë mbështetës dhe, njëri grup largohet.

Por në këtë rast Luli nuk ka anëtarë që e mbështesin, të paktën jo aq sa për të përçarë partinë. Anëtarët e partisë nuk kanë qenë ndonjëherë me Lulin, por e kanë mbështetur për hir të Berishës.

Sot ata qartësisht janë me liderin jo me kryetarin.

PD-në më shumë e përçau ikja e Patozit dhe e Jozefinës sesa do ta përçante ikja e Lulit. Ikja e tyre u përkthye qartësisht në humbje mandatesh për PD.

Ndërsa ikja me pahir e Berishës, nuk e përçan më PD, po thjesht e shkrin.

Lexoni rezultatet zgjedhore të drejtimit të Lulit krahasuar me ato të Berishës dhe do bindeni se rrudhja ka filluar. Do bindeni se shkrirja e PD është vetëm një hap larg.

Ose mos u lodhni fare të lexoni shifra, shihni si e mbështet qeveria dhe media e saj Lulin. Pse e bëjnë se u preu barku për të?! Sigurisht që jo! Ata duan që PD të rrudhet, të shkrihet. Kështu sundojnë të qetë….

Logjikisht Luli nuk e ndal dot më rrudhjen, as shkrirjen. Nuk e ndal sepse Ai është qartësisht përgjegjës për rrudhjen dhe përçarjet e derisotme. Tashmë që ka dhe Berishën përballë, është i mbaruar.

PD-së i duhet një kryetar dhe ekip tjetër që të përfaqësojë anëtarësinë e saj. Berisha mund të ndihmojë PD, por jo më Lulin.

As rikthimi i Tij në drejtim nuk është zgjidhje…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *