Manjani tregon ndryshimin mes Berishës dhe Bashës: Lideri përplaset dhunshëm, mashtruesi llakos flokët

Ish-ministri Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook, ka krahasuar ish-kreun e PD-së Lulzimin Basha me Sali Berishën. Manjani shkruan se ndryshimi mes Bashës dhe Berishës janë se  lideri përplaset dhunshëm, ndërsa mashtruesi(duke iu referuar ish-demokratit) lyen flokët me llak.

Po ashtu ish-ministri nuk ka lënë mënjanë as akuzat, teksa shkuan se Basha i la demnokratët mes katër rrugëve dhe vendin pa opozitë. Gjithashtu ai nuk ka lënë pa thumbuar as mbështetësit e ish-kreut të PD-së, teksa i cilëson si të pashpresë

Postimi i plotë:

Leaderi përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja. Mashtruesi nuk përplaset por llakos flokët.

Ky është dallim i madh.

Krahasoni Berishën me Bashën dhe do mësoni dallimin ndërmjet leader-it dhe mashtruesit.  Është leksion i demonstruar në jetën reale ky.

Zaten të lësh demokratët në mes të katër rrugëve dhe, vendin pa opozitë dhe ta quash sukses duhet të jesh mashtrues i lindur. Karakter i squllët dhe i pashpresë.

Ata, që ende na hapin barkun për llogari të mashtruesit, duhet të kuptojnë se janë të pashpresë.

Janë thjesht të mbaruar.

Jo ta kenë mirë me Ambasadën e Propagandës, por edhe me vetë propagandën.

Janë të mbaruar!

Dhe mbarimi i tyre nuk ka asnjë lidhje me çfarë ndodh me Partinë Demokratike që po përpiqet të organizojë opozitarizmin.

Fati i tyre politik është i vendosur!  Ata nuk kanë më asnjë lidhje me demokratët, me apo pa Berishën në krye.

T’u bëjnë mirë privilegjet që marrin duke luajtur këtë teatrin e shëmtuar. Por kaq e kanë mandatën…

Neveri…


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *