Ish ministri, Ylli Manjai ka komentuar peticionin kundër ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Sipas tij, ambasadorja i ka plotësuar të gjitha kushtet për t’u shpallur “non grata” në bazë të Konventës së Vjenës.
Ish-ministri në A Show theksoi se Yuri Kim mendon se bëhet simpatike duke ofenduar por është e kundërta, ajo bëhet qesharake.
“Isha ndër të parët që firmosa peticionin për Yuri Kim. Shqipëria është bardhë e zi. Ajo mendon se me fyerje bëhet më simpatike, por bëhet më qesharake.
Jam po aq antiamerikan sa amerikanët që nuk duan Joe Biden, janë 60 për qind, këta janë antiamerikanë? Biden i jep dorën fantazmave. Bëhesh qesharak.
Kur DASH thotë se Yuri Kim përfaqëson këtë që i jep dorën fantazmave, a mbahet e qeshura? “tha Manjani.