Sot në orën 11:00 do të mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të vendosur për fatin e Alfred Ballës. Mbledhja u thirr nga n/ kryetari Tartar Bazaj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi që të shkarkonte Ballën për shkak të vettingut.
Fillimisht Balla shmangu vettingun duke pretenduar se nuk kishte statusin e magjistratit në momentin që kishte nisur procesi i rivlerësimit.
Atëkohë Balla ishte ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë. Më tej, Balla paralajmëroi se çështjen do ta çojë në Strasburg.