Rinis sot diskutimi për planin francez në parlamentin e Maqedonisë së veriut.
Pas një dite me shumë tension ka përfunduar seanca parlamentare e thirrur për shqyrtimin e propozimit francez.
Seanca vazhdoi me tone të ashpra nga ana e deputetëve opozitar maqedonas, e situata kulmoi atëherë kur fjalën e mori Kryeministri Kovaçevski.
Opozita bëri debate të ashpra madje dhe gjeste si p.sh i vuri flakën planit francez cfarë e detyroi kreun e kuvendit të ndërpresë seancën.
Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen shprehu gadishmërinë e BE-së, si dhe garantoi se gjuha maqedonase nuk cenohet nga ky propozim.