Maqedoni e Veriut/ Policia qëllon për vdekje emigrantin, tentoi të…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Policia ka qëlluar me armë për vdekje një emigrant.

Ngjarja ka ndodhur në Gjevgjelisë, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e SPB-Strumicë. Emigranti ka tentuar t’i marrë armën efektivit të policisë dhe më pas të arratiset.

Mbeten ende për t’u zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi: 

“Punonjësit e policisë kanë hetuar një automjet pasagjerësh tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin K. J. (26) dhe mjetin motorik të pasagjerëve “Ford Focus”, i drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, në të cilin janë transportuar ilegalisht emigrantë.

Automjetet janë ndalur nga punonjësit e policisë, pas së cilës drejtuesit dhe emigrantët kanë tentuar të arratisen ndërsa K.J. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie duke tentuar t’i marrë armën.

Në të njëjtën kohë, zyrtari policor ka qëlluar nga pistoleta e shërbimit dhe ka goditur njërin nga emigrantët, i cili me automjetin e policisë është transportuar menjëherë në spitalin e Mjekësisë Emergjente ku edhe ka ndërruar jetë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *