Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, vendosi që presidenti, kryeministri edhe kryetari i parlamentit do ta kenë pagën më të lartë në vend në vlerën e 2.260 eurove, ose mbi 138 mijë denarë.
Funksionarët përfituan 78% rritje, ndërsa minimale këtë vit do të jetë 7 herë më e vogël nga ajo e presidentit dhe kap vlerën e 20.175 denarëve.
Sindikatat kanë komentuar këtë vendim duke deklaruar se rreth 70% e të punësuarve në sektorin publik janë në nivelin e pagës minimale dhe rreth 80% nën pagën mesatare.
Në listë të rritjes së pagave janë edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, nënkryetarët e Kuvendit, më pas Zv/Kryeministrat, Ministrat, Deputetët, Kryebashkiakët dhe personat tjerë të zgjedhur dhe të emëruar.
Pas reagimeve të ashpra në opinion për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qeveria paralajmëroi se është duke menduar për uljen e koeficientit për llogaritjen e pagave.