Maqedonia e Veriut i bashkohet nismës për abetaren e përbashkët, Shaqiri: Kemi nisur procedurat, do e përdorim dhe ne

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri ka marrë pjesë në përurimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Shaqiri tha se kjo nisëm është përqafuar edhe nga Maqedonia, ku theksoi se kanë nisur procedurat që edhe shqiptarët atje të mësojnë më të njëjtën abetare.

Sakaq shtoi se në këto kohë ka lindur nevoja që nxënësit shqiptarë të mësojnë abetaren në gjuhë shqipe kudo që janë.

“Do të kemi një abetare të përbashkët. Dita e sotme përbën edhe një ditë historike, ku njerëzimit i kujton nevojën për të bërë për komunitetin. Shqiptarët pikërisht sot promovojnë abetaren e përbashkët dhe vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë e Kosovës e Maqedonisë së Veriut që ne po bëjmë ndaj popullit e për një arsim më cilësor. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë përkrahësit dhe mbështetësit më të mëdhenj për mijëra studentë nga trevat e tjera për t’u arsimuar. Abetarja që sot promovohet konfirmon për nevojën e futjes së kësaj abetareje për të gjithë nxënësit shqiptar kudo që janë. Dua të ndaj me ju se kemi filluar procedurat në vendin tonë dhe jam i bindur që edhe në do të përdorim të njëjtën abetare. Një ide që tani kemi hedhur hapa drejt normalizimit është platforma online ku mësuesit do të angazhohen me disa orë në javë për t’u ligjëruar fëmijëve në diasporë gjuhën amtare”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *