Thuajse çdo ditë në Klinikën e Toksikologjisë shtrihet në spital nga një pacientë i helmuar nga përdorimi i detergjenteve shumë të fortë. Më të shpeshta janë rastet kur kryesisht gratë helmohen gjatë pastrimit, si pasojë e përzierjes së detergjenteve të cilat shkaktojnë reaksione kimike shumë të rënda.
“ Ne mbajmë rekordin në Evropë si shtet, ndërsa në botë ndër 5 vendet e para, që kemi helmime nga preparatet shkatërruese. Vetëm gjatë një viti, kemi më shumë helmime se sa i gjithë Bashkimi Evropian që ka për 10 vjet. 2:02 Amviset mendojnë se po të përziejnë dy detergjente do arrijnë efekt më të madh në pastrim, megjithatë shumë shpesh ndodh e kundërta. Posaçërisht kur përzihet acidi jepet një reaksion intensiv ku lirohen materie shumë toksike. Dhjetëra herë kemi apeluar: mos i përzieni, është rregulli i parë. Pastaj rregulli i dytë është që kur të pastroni tualetet, të hapni dyert dhe në momentin kur të ndjeni se era po ju përkeqëson gjendjen shëndetësore, menjëherë dilni jashtë”, tha Niko Beqarovski, drejtor i Toksikologjisë.
Ekipi i ALSAT pyeti qytetarët nëse janë të informuar mbi rezultatet që jep përzierja e detergjenteve.
“Kur isha më e re i përzija detergjentet, njëherë më ndodhi pata lëndim dhe më asnjëherë nuk kam provuar, tani nuk i përziej më”, tha një qytetare.
“Unë jam e informuar për pasojat dhe nuk shfrytëzoj preparate shumë të forta për pastrim. Me shumë mjete natyrale për pastrim. Unë përdori një pastë, me sode dhe uthull”, shtoi një tjetër.
“ Njëherë më ka ndodhë të bëhem keq nga detergjentet. Gruaja kishte lëshuar në tualet shumë detergjent, kur e shoh erë e madhe brenda më pengoi shumë, menjëherë dola jashtë sepse kisha kollitje të madhe”, deklaroi një qytetar.
Nga Klinika e Toksiklogjisë, thonë se në listën e helmimeve të shpeshta bëjnë pjesë edhe ilaçet e qetësimit. Konsumimi i tepër i bedoksinës shpeshherë i përzier dhe me ilaçe të tjera dhe me alkool, ka sjellë numër të lartë të helmimeve të cilët shpeshherë përfundojnë me komplikime të rënda.