Tetë mjekë dhe infermierë dhe psikologu që kujdesej për legjendën e futbollit Diego Maradona do të gjykohen për vrasje. Maradona ndëroi jetë në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare.
Ylli, i cili iu nënshtrua një operacioni për një hematomë subdurale disa javë para vdekjes së tij, vdiq për shkak të arrestit kardiak. Prokurorët pretendojnë se vdekja e tij ka ardhur si rezultat i “mosveprimeve” nga stafi mjekësor.
Në dokumentin prej 236 faqesh, gjyqtari përgjegjës për çështjen vuri në dyshim “sjelljet aktive ose me mosveprim të secilit prej të akuzuarve që çuan dhe kontribuan në realizimin e rezultatit të dëmshëm”.
Ai tha se të tetë personat që kujdeseshin për Maradonën akuzohen për “homicid të thjeshtë”, që do të thotë të marrësh një jetë me qëllim. Akuza parashikon një dënim nga tetë deri në 25 vjet burg.