Qindra vrapues nga vende të ndryshme të botës kanë marrë pjesë në garën e sotme që po zhvillohet në Tiranë ku në vend të parë në kategorinë e femrave, ka dalë një vajzë nga Ukraina ndërsa në vend të dytë ka dalë Luiza Gega.
Ajo ka folur për ‘Report TV’ ku ka thënë cila pavarësisht se nuk arriti të “rrëmbente” vendin e parë e shijoi garën dhe kjo për shkak të njerëzve që e kanë përkrahur gjithë rrugën.
Sportistja tregoi që pavarësisht se nuk kishte përgatitjen e nevojshme fizike, e tundoi çmimi dhe kjo ka qenë një ndër arsyet që kanë shtyrë të garojë në moment të fundit.
Ndërsa në fund, ajo dha një premtim se vitin tjetër do të vijë më e përgatitur për garën.
“Maratona është diçka qe nuk bëhet shaka. Nuk shkoi siç doja të shkonte, vajza nga Ukraina më ndiqte këmba këmbës, ishte presioni shumë i madh, Mu desh të ndaloja një moment dhe u shkëputa, u mundova ta arrija, por pashë që nuk ja dilja dot. Pastaj pjesën e dytë e bëra për qejf.”
“E kam shijuar shume, ishte shumë e emocionuese të kisha gjithë njerëzit që më mbështesnin rreth meje, unë kam edhe natyrën që i përshëndes, ndaj edhe marrë çdo vit pjesë. Thjeshtë për të garuar në vendin tim, të ndjej emocionin që më urojnë gjithë rrugës dhe më mbështesin.”
“Nuk është shaka, duhet të jesh i përgatitur fizikisht, më tundoj edhe Premium, dhe kjo ka qenë arsyeja që vendosa të marrë pjesë.”
“E kam shijuar, nuk është e thënë që të dalësh gjithmonë e para, vendi i dytë është po ashtu një vend shumë i mirë. Vitin tjetër do të vijë më e përgatitur, do ta marrë më seriozisht.”, tha sportistja .
/Priza.al/