Marche në Itali tronditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.3 , u regjistrua në Marche pranë brigjeve të Pesaros në Itali. Lëkundjet u regjistruan në orën 6:20, i ndjekur nga një tjetër tërmet 3.2 ballë në orën 6:23.

Gjithsesi nuk janë raportuar dëme apo probleme të tjera në njerëz përveç atyre të lëkundjeve të forta të 9 nëntorit.

Epiqendra e goditjes së fundit, e ndjerë edhe në Ankona, është 9 km e thellë, 21 km në lindje të Fano dhe 28 km nga Pesaro.

Lëkundjet nga tërmetet vazhdojnë në rajonin Marche, duke shkaktuar dëme për disa dhjetëra milionë euro dhe mbi njëqind persona të zhvendosur midis provincave Ancona dhe Pesaro Urbino.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *