Mardhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA, Kim: Jemi duke punuar me dy projekte të mëdha, për të bërë këtë vend një lojtar kyç

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur këtë të hënë në konferencën e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe ShBA, e cila është organizuar nga Kuvendi, ku është i pranishëm dhe ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo.

Kim tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve vazhdojnë të mbeten të forta, pavarësisht se kush ulet në karriget e krerëve të shteteve në vendet respektive.

“Sekretati Pompeo ishte personi që më ka emëruar para disa viteve si ambasadore, dy vendet tona kanë një fill të fortë mes tyre, pavarësisht se cilët janë presidentët që ulen në shtëpinë e bardhë. Shqiptarët janë një model se si mund të dalin nga shtypja, duke kontribuar për botën, ne po bëjmë kaq shumë gjëra së bashku, anembanë botës, dhe jo vetëm në rajon.

Ju mirëpritët 2500 afganë, dhe i treguat besnikërinë tuaj. Jemi duke punuar për dy projekte të mëdha energjitike, duke e bërë Shqipërinë një lojtar kyç, për të shpëtuar nga zhvatja e Rusisë. Së bashku po luftojmë korrupsionin, ne po punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE, ne shpresojmë që kjo të vazhdojë dhe në 100 vitet e ardhshme, ne nuk mund të kishim kërkuar një mik dhe partner për ti bërë të gjithë këto së bashku”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *