Margariti: 7 milionë dollarë do transformojnë parkun e Butrintit sipas ideve të UNESCO-s

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur se çfarë do të ndodhë me Parkun Kombëtar të Butrintit ku tha se 7 milion dollarë do ta transformojnë parkun.

Ministrja tha se “nuk ishte rasti i Butrintit ai për t’u bërë pjesë e një debati politik”, pasi sipas saj kalimi për menaxhim tek një bord ku bën pjesë edhe Fondi Amerikan për Zhvillim ka ardhur gjatë kalimit në një një proces të gjatë konsultimi dhe dëgjesash publike.

A janë bërë konsultime publike?

Janë bërë. Janë bërë jo vetëm në trajtimin e ligjit. Ka vazhduar më pas me planin e menaxhimit të integruar që ka kaluar me VKM. Një propozim i përbashkët i Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Turizmit. Unë vetë kam vazhduar me një dëgjesë live në rrjetet sociale. Plani i menaxhimit ka kaluar në disa etapa dhe konsultime. Deri në fazën finale për miratim të tij në këshillin e ministrave, sidomos në fazën fundore. Instituti i Arkeologjikë ka qenë faktor kyç në hartimin e një protokolli bashkëpunimi që ka kaluar në Parlament. Nuk e kishim detyrim ligjor po ka qenë shtysë e institucionit dhe e imja, për të shmangur këto debate. Këtu kemi përcaktuar krijimin e “Butrinti Research Group”. Kemi përcaktuar në vite se cili do të jetë buxheti që fondacioni do të çojë në këtë drejtim. Kemi përcaktuar linja guidë dhe buxhete.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *