Ministrja Elva Margariti njofton se në muzeu Etnografik i Krujës do të restaurohet.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti shkruan se procesit të restaurimit i janë bashkuar edhe një grup specialistësh dhe studentë nga Instituti për Konservim i Universitetit të Arteve në Vjenë.
Postimi i plotë:
Muzeu Etnografik i Krujës do të shndërrohet në një tjetër destinacion sa dëshmitar i trashëgimisë #kulturore aq edhe i rolit të teknologjisë në promovimin e asaj çka kemi më të mirë.
?Falë programit #EU4Culture ku ka nisur restaurimi, muzealizimi, që do të pasojë nga digjitalizimi i tij.
??♀️ Procesit të restaurimit i janë bashkuar edhe një grup specialistësh dhe studentë nga Instituti për Konservim i Universitetit të Arteve në Vjenë, që bashkë me mjeshtrit tanë të traditës do të ruajnë karakteristikat origjinale të godinës.
EU4Culture Albania
European Union in Albania