Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar në lidhje me restaurimin e ‘Parkut të Artit’.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti shkruan se rehabilitimi i pjesës së degraduar në godinën monumentale ka përfunduar.
Sakaq shton se në këtë godinë artistët do të kenë mundësi të gjejnë salla montazhi, zhvillimi fotografie, regjistrimesh, workshopesh për të zhvilluar krijimtarinë e tyre.
Postimi i plotë:
? Parku i Artit po merr jetë dita-ditës!
??♀️Ka përfunduar faza e rehabilitimit dhe restaurimit të pjesës së degraduar të godinës monumentale të ish-Kinostudios.
?? Pas fazës së pajisjes, artistët do të gjejnë aty salla montazhi, zhvillimi fotografie, regjistrimesh, workshopesh… për të zhvilluar krijimtarinë e tyre.
Po ashtu po ndryshon faqen edhe oborri i pasëm, që rikthehet në jetë, duke u bërë funksional për banorët dhe komunitetin artistik.