Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëmtime në Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture i kategorisë së parë. Të enjten ekspertët e emergjencave civile, ndaluan qarkullimin mbi të. Për shkak të prurjeve të lumit, ura është fundosur rreth dy metër, si dhe ka pësuar dëmtime edhe në këmbën tjetër.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se përveç vlerave historike dhe kulturore, ura është edhe nyje lidhëse mes disa fshatrave, ndaj për ndërhyrjet në të kërkohet një projekt ndërinstitucional. “Europa Nostra” e ka listuar këtë urë në 7 monumentet më të rrezikuara, në Europë, Margariti thotë se do bëhet e pa mundura që monumenti të ruhet dhe restaurohet.
Ura është ndërtuar në vitin 1927. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumë funksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën.