Nëna e Mariah Carey, Patricia dhe motra Alison kanë ndërruar jetë brenda një dite.
“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë,” tha këngëtarja fituese e Grammy, 55, në një deklaratë ekskluzive për PEOPLE.
“Ndihem e bekuar që kam mundur të kaloj javën e fundit me nënën time para se ajo të vdiste”, shton Mariah.
“Unë e vlerësoj dashurinë, mbështetjen dhe respektin e të gjithëve për privatësinë time gjatë kësaj kohe të pamundur.”
Për momentin nuk dihen detaje të tjera, përfshirë shkaqet e vdekjes së Patricia dhe Alison.
Patricia, e cila më parë ishte e martuar me Alfred Roy Carey, ishte një këngëtare opere dhe mësuese kantoje. Prindërit u divorcuan më vonë kur këngëtarja e “Hero” ishte 3 vjeç.
Marrëdhënia e Mariah me nënën e saj nga e cila trashëgoi talentin vokal ka qenë e ndërlikuar gjatë gjithë jetës së saj, madje e akuzonte se e kishte dhunuar sistematikisht kur ishte e vogël.
Por këngëtarja nuk kishte një marrëdhënie të mirë as me motrën, tashmë të ndjerë. Më herët në media ‘plasën’ akuzat ndaj njëra tjetrës, ku këngëtarja akuzonte të motrën se e kishte droguar, kishte tentuar ta shiste si prostitutë, madje e akuzonte se i kishte hedhur edhe çaj të nxehtë kur ishte vetëm 12 vjeç, akuza të cilat nuk u provuan kurrë.
Megjithatë, tani këngëtarja shprehet shumë e prekur për humbjen e të dyjave.