Mariglen Disha/ Kryetari Sheik i Librazhdit me pasuri miliona euro. A i di SPAK pronat e fshehura?

Në zgjedhjet e 14 majit 2023 në krye të Bashkisë Librazhd u zgjodh Mariglen Disha i zgjedhur me familjen të frikshme votash, duke tejkaluar edhe rekordet e paraardhësit Kastriot Gurra. 

Votimi tregoi lidhjet dhe fuqinë financiare të kandidatit fitues Mariglen Disha. Por duke u zgjedhur në krye të Bashkisë, Mariglen Disha automatikisht është bërë subjekt i SPAK. Mariglen Disha është zgjedhur rastësisht në krye të kësaj bashkie, edhe përse modeste në krahasim me Bashkinë e Elbasanit aty ku fillimisht Mariglen Disha loboi për tu zgjedhur kryetar. 

Z. Disha ka qenë koka e Aluiznit fillimisht në Korçë, më pas në Elbasan dhe së fundmi shpërthimin e pati në krye të legalizimeve në Tiranë. 

Dihet dhe është pohuar edhe nga vetë kryeministri që sektori i legalizimeve është sektori më i madh i korrupsionit sot për sot në Shqipëri. Mariglen Disha pozon një pasuri me vlerë miliona euro të deklaruar si dhe një pasuri me vlerë disa milionë euro, të fshehura në emra të tjera dhe marifete me pronësinë ku përfshihen prona, automjete luksoze, disa vila, dhjetëra apartamente, hotele në periferi të Tiranës, restorante, bare dhe aksione në disa kompani (kamufluar me emra të ndryshme). 

Në vijim do të zbulojmë me fakte dëshmi dhe informacione të detajuarasë së pasurisë së deklaruar dhe të fshehtë të kryetarit të Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha por edhe historitë korruptive dhe rozë që ka pasur me drejtoreshën e sektorit që ishte drejtor në krye të Aluiznit të Tiranës. 

-Vijon-/priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *