Moderatorja Marina Vjollca kaloi disa ditë të vështira pasi ishte e infektuar me virusin covid-19 i cili preku edhe të voglen e sajë Marget. Marina tregoi për fanat ,ndjekësit e sajë në Instagram se më në fund ndihet më mirë dhe ka dalë negative me corona virus e pyetur se si e kaloi ajo virusin dhe vështirësit e tij moderatorja tha:
“Në fillim pata dhimbje fyti, dhimbje koke dhe shumë dhimbje trupi. Për rreth 5-6 ditë pata 38-39”- shkruan Marina, e cila zbuloi gjithashtu se edhe vajza e saj Marget ishte infektuar.
“Po na zuri të dyjave bashkë, e kemi qenë të mbyllura deri sot në mëngjes”– tregoi Marina duke shtuar se është kujdesur vetë për të bijën për të mos rrezikuar pjesëtarët e tjerë të familjes