Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Trasportit Rrugor ka publikuar shifrat lidhur me markat e makinave të reja të regjistruara gjatë vitit që lamë pas.
Shqiptarët duket se i mbeten besnikë ‘Mercedes Benz’-it gjerman për të disatin vit rradhazi. Ai ndiqet nga ‘Volkswagen’ dhe ‘Audi’.
59,910 ka qenë numri total i mjeteve të regjistruara për herë të parë në Shqipëri për vitin 2022 ku më shumë 12,703 prej tyre janë të markës ‘Mercedes Benz’.