Gjykata në Marok ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për portugezin Ruben Saraiva, i cili dyshohet se ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj.
Afati i qëndrimit në burg është 40-ditor, ndërsa autoritetet shqiptare brenda kësaj kohe duhet të dorëzojnë materialet hetimore për të provuar implikimin e tij në krim.
Gjithashtu parashikohet se vendimi nga pala marokene mund të vonojë pasi Saraiva mund t’i drejtohet një hallke me të lartë gjyqësori për të kundërshtuar.
Dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, por Maroku me një pakt të veçantë mund të pranojë ekstradimin e portugezin në Tiranë.