Të ardhurat e artistëve shqiptarë janë mjaft të larta jo vetëm për shkak të klikimeve të videoklipeve të tyre, por edhe nga koncertet që ata bëjnë në Shqipëri por edhe më gjerë.
Kjo gjë iu mundëson atyre të përdorin aksesorë të shtrenjtë të shifrave marramendëse.
Ditën e sotme, Noizy ka publikuar në Instastory një foto ku gjithë vëmendjen e ka ‘rrëmbyer’ ora që mbante në dorë.
Sipas faqes së njohur në Instagram “Shqipcloset”, që bën ‘’llogaritë” e personazheve vip shqiptarë, Noizy për një orë ka shpenzuar plotë 120 mijë euro.
/Priza.al/