Kim Kardashian ka reflektuar mbi marrëdhënien e saj me Kanye West. 42-vjeçarja tha se aktualisht ndodhet në një gjendje shumë të mirë gjatë një paraqitjeje në episodin e fundit të podcast-it ‘On Purpose’ me Jay Shetty të hënën, ndërsa ndau se njerëzit në jetën e saj tani janë “me të vërtetë solidë”.
“Diçka që mësova është se nuk mund të ndihmosh njerëzit që nuk duan ndihmën”, tha Kim duke nënkuptuar reperin. “Ju nuk mund t’i detyroni bindjet tuaja dhe ta projektoni atë tek dikush që mendon diçka krejtësisht të ndryshme.”
Ndërsa ajo nuk e përmendi në mënyrë specifike West, ajo foli më tej për përplasjen e pikëpamjeve me njerëzit që ka pasur më parë në jetën e saj.
“Është në rregull të kesh pikëpamje të ndryshme. Kjo është arsyeja pse bota rrotullohet,” tha ajo. “Por nëse nuk përputheni me të njëjtat vlera, morale dhe gjëra në thelb, atëherë është në rregull të kuptosh se kjo jetë është kaq e shkurtër dhe duhet të shkosh dhe të gjesh njerëzit që përputhen me atë që beson vërtet.
Këto janë disa nga gjërat që unë do t’u mësoj fëmijëve të mi kur ata të jenë në kërkim të miqve, partnerëve dhe marrëdhënieve. Ju nuk mund t’i detyroni njerëzit e tjerë. Nuk mund të prisni që ata të jenë aty ku jeni, në nivelin tuaj.”
Kardashian tha se ndonjëherë dallimet mund të “bashkëkzistojnë shumë mirë. Por ndonjëherë, me të vërtetë nuk mundet”.
“Ndonjëherë ndihem sikur njerëzit mendojnë se nëse një marrëdhënie nuk funksionon, është një dështim, por unë nuk e shikoj atë kështu 15 vjet bashkë, 10 vjet. Ky nuk është një dështim. Kjo është kaq e bukur.” shtoi ajo.