Disa njerëz një orë para ngrënies urrejnë çdo gjë përreth vetes, ndërkohë ushqimi ngadalë i transformon në njerëz miqësorë dhe të sjellshëm.
Kur jeni të uritur, ndiheni të lodhur dhe të acaruar.
Keni bindjen që nuk mundeni as të uleni në gjunjë e jo më të bëni ndonjë lëvizje të komplikuar, si seksi.
Prandaj, befason rekomandimi që më mirë është të praktikohet seksi kur keni stomakun të zbrazët, që posaçërisht ka të bëjë me meshkujt.
Arsyeja për këtë është kjo: për tretje ushqimi janë të domosdoshme dy gjëra: energjia dhe gjaku.
Nëse njeriu ha një vakt të pasur, e gjithë energjia dhe gjaku riorientohen drejt stomakut, prandaj vuajnë të gjitha pjesët e tjera të trupit.
Sigurisht , mund të bëni dashuri edhe me stomakun plot, por llogarisni që lëvizshmëria e organit tuaj gjenital dhe e muskujve do të jetë më e vogël se 50%.
/Priza.al/