“Marrëdhënie me përfaqësues institucionesh për drogë”/ Mediat italiane zbulojnë udhëtimet e bosit të “Cosa Nostras” në Shqipëri

Bosi i “Cosa Nostra”, i arrestuar pak kohë më parë ka qëndruar për disa kohë edhe në Shqipëri.

Ndonëse të gjithë karbinerët kërkonin për Matteo Messina Denaron, në fakt ai ka gjetur strehim në vendin tonë. Sipas disa mediave italiane, përfshirë dhe agjencinë ANSA, Denaro ka udhëtuar në disa shtete, ku dy më kryesoret janë Shqipëria dhe Spanja.

“Me emrin e Andrea Bonafede, bossi i rrezikshëm që kërkohej prej 30 vitesh nga autoritetet italiane duket se bënte një jetë normale. Por ku ishte Matteo Messina Denaro më parë ? Pikërisht kësaj pyetje po përpiqen t’i përgjigjen autoritetet teksa po mbledhin informacione të vjetra dhe të reja për bosin e mafias. Ndërkohë, gjurmët e hetimeve të çojnë në shumë vende, bosi i Cosa Nostras duket se ka udhëtuar në shumë shtete, mes tyre dhe Shqipëri. Mediat italiane raportojnë se Denaro ka qenë në Spanjë, Tunizi, Shqipëri, Mal të Zi dhe në Kalabri. Udhëtimet dhe qëndrimet e gjata kanë emërues të përbashkët drogën. Këto veprimtari i sillnin bosit të mafies të ardhura të larta, për të plotësuar standardet e tij të larta të jetesës, ndërsa flitet për 150 milionë në vit”, shkruajnë mediat italiane.

Sipas tyre, ai ka drejtuar trafikun e drogës në Shqipëri dhe në Tunizi. Madje theksohet se ka pasur lidhje me biznesmenë e funksionarë.

“Nëse gadishulli Iberik është një vend që bosi i mafias e njeh që nga viti 1994, kur ai e kishte ekzaminuar veten në qendrën e oftalmologjisë Barraquer në Barcelonë, pistat që e vendosin atë në Tunizi dhe Shqipëri janë të shumta. Në të dyja rastet, vizitat e bosit të drogës në këto vende kanë qenë aktivitetet për trafikim të lëndëve narkotike apo dhe duhani klandestin”, shkruan “Giornale di Sicilia”.

Sipas saj, në Shqipëri Messina Denaro kishte dërguar si fillim si ‘ambasador’ të vendosjes së këtyre marrëdhënieve, Luca Bellomo, bashkëshortin e mbesës së tij Lorenza, ndërsa më pas shkoi vetë personalisht. Po ashtu Blogsicilia shkruan se Denaro ka krijuar marrëdhënie me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe sipërmarrës.

“Në udhëtimin e tij të fundit ai kishte qenë dhe në një kazino në Mal të Zi. Por të gjitha këto udhëtime ishin ndërprerë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuan aktualisht Denaro. Sipas hetuesve, tashmë bosi i mafias kishte vendosur që të priste vdekjen pranë familjes së tij, ashtu si edhe babai i tij. Ndërkohë, ai zgjodhi që të kalonte ditët e tij vetëm 8 km larg vendlindjes, me një identitet tjetër dhe që askush mos të dyshonte se ai ishte pikërisht njeriu më i kërkuar në botë”, shkruan media italiane.

Pyetja që shtrohet është: Kush e ndihmoi bosin e “Cosa Nostras” të strehohej në Shqipëri? A kishte mbështetje politike. Mediat italiane thonë se ai ka pasur lidhje të forta dhe duket se ja ka dalë të rrijë i qetë në vendin tonë falë këtyre lidhjeve?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *