Argjira Spanca dhe Graciano Tagani konfirmuan lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe u kthyen menjëherë një ndër çiftet më të përfolura të showbiz-it. Puna e tyre e përbashkët i çoi drejt lidhjes dhe tashmë ata janë krah njëri-tjetrit në çdo hap dhe sukses.
E ftuar në “Ftesë në 5”, moderatorja u rrëfye si asnjëherë më parë për partnerin, po ashtu edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën:
“Pimë kafe çdo ditë. Vjehrra e ka punën përballë shtëpisë time, jemi komshie. Ajo çdo mëngjes që vjen te puna, i them hajde se kam bërë kafen turke, hajde te nusja. Kur shkojmë për të bërë shopping m’i çon të gjitha me rradhë, ta marr këtë, ta marr atë dhe unë i tregoj merre këtë, merre atë. Ka filluar të marrë këshillat e mia. E kam si shoqe të ngushtë, me Ornelën flas çdo gjë, që nga hallet me Gracianon, si nga hallet me shoqet, nga hallet e punës. Ajo e di çdo detaj. Është dashuri, e kam shumë xhan. E dua shumë”- tregoi Gjira.
Po ashtu, ajo rrëfeu një skenë ku vjehrra i kishte dalë në krah asaj dhe jo Gracianos.
“Tani që po filloj projektin e ri isha shumë e stresuar, por Graciano është kritikuesi im më i madh. Një ditë po më bënte shumë presion “Mos i neglizho gjërat” dhe unë isha aq e stresuar sa edhe ky nuk më duhej fare. Në atë moment shpërtheu Ornela “Ore a do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia! Boll! Mos ma ngacmo gocën se mjaftueshëm është e stresuar”- rrëfeu moderatorja.
/Priza.al/